Arrestohet ish-kampioni i UFC, rrahu për vdekje të dashurën se e tradhtoi

Boksi

Arrestohet ish-kampioni i UFC, rrahu për vdekje të dashurën se e tradhtoi

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:07
Arrestohet ish-kampioni i UFC

Një ish-kampioni i UFC, amerikani Fil Baroni, është arrestuar nga policia në Meksikë pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje të dashurën e tij.

Baroni, i cili kishte garuar për herë të fundit në oktagon në vitin 2019, është arrestuar në San Panço në Meksikë në një hotel ku iu gjet i pajetë trupi i të dashurës së tij.

Sipas “Tribuna De La Bahia”, ish-sportisti i arteve marciale mikse, kishte nisur një zënkë me këtë të fundit pasi ajo i kishte zbuluar se e kishte tradhtuar. Raportohet se ai e kishte hedhur në dush, ku ajo kishte përplasur kokën duke u rrezuar në tokë.

Baroni pretendon se e ka ndihmuar të kthehet përsëri në shtrat dhe kishte dalë të blinte cigare dhe birrë sipas kërkesës së partneres. Por kur ishte kthyer në dhomë e kishte gjetur të pa ndjenja.

Ai kishte lajmëruar policinë e cila kur kishte mbërritur e kishte gjetur gruan të zhveshur në shtrat dhe pa shenja jete.

Por të nxira në fytyrë dhe në trup tregonin se ajo kishte qenë viktimë e dhunës ndaj është ndaluar menjëherë Baroni me akuzën e vrasjes, teksa do të zhvillohet një autopsi e plotë për të zbuluar të vërtetën rreth kësaj ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat