Arrestohet pasi i mori jetën të dashurës së tij

Boksi

Arrestohet pasi i mori jetën të dashurës së tij

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:52
Arrestohet pasi i mori jetën të dashurës së tij

Një media meksikane, “Tribuna de la Bahia”, raportoi se ish-ylli i UFC-së, Phil Baroni u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij gjatë fundjavës.

Sipas mediave, Baroni ka shkuar në polici për të raportuar se ka gjetur të dashurën e tij, të identifikuar si Paola, pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit. Kur policia nxitoi për në vendngjarje, e gjeti të ndjerën të zhveshur dhe pa ndjenja në shtrat të mbuluar me një çarçaf.

Sipas njoftimit të policisë, në të gjithë fytyrën dhe trupin e saj janë konstatuar mavijosje dhe shenja dhune. Baroni tha se kishte pasur një debat me të dashurën e tij në dhomën e tij të hotelit, në të cilën ai kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Debati ka ndodhur pasi ajo ka rrëfyer se ka pasur një lidhje me një burrë tjetër, më pas ai e ka hedhur në dush, gjë që ka bërë që ajo të përplasë kokën. Baroni tha në polici se e çoi në shtrat për t’u qetësuar dhe i ofroi cigare dhe alkool.

Gjithashtu shtoi se ishte në gjendje të mirë kur ai u largua nga hoteli.

Baroni u arrestua dhe u vu në dispozicion të Ministrisë Publike për krimin dhe vrasjen dhe me më pas u dërgua në burg në Gjykatën Administrative të Valle de Banderas..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat