Bushati i preferuari i studentëve në universitetin e Sporteve

Boksi

Bushati i preferuari i studentëve në universitetin e Sporteve

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:24
Bushati

Në universitetet shqiptare ka nisur edhe procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit.

Sipas ligjit në fuqi bordi përbëhet nga shtatë anëtare, një prej të cilëve përzgjidhet nga vetë studentët e institucionit të arsimit të lartë e më pas ministria e arsimit emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga studentët.

Ish boksieri dhe pedagogu në Universitetin e Sporteve dr. Sead Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se është zgjedhur më i preferuari nga studentët për të qenë anëtar bordi si përfaqësues i tyre.

“Falenderoj me shpirt té gjithe STUDENTET e Universitetit tè Sporteve tè Tiranes qè besuat tek une dhe mè renditet tè 1 me votat tuaja nè pèrzgjedhjen pèr “Anetar Bordi Pèrfaqèsues i Studenteve”. Nese Ministria vendos tè zbatoje vullnetin tuaj tè lirè duke mè emeruar, premtoj qè do tè bèj mè tè mirèn pèr ju”, shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat