Premton spektakël

Boksi

Premton spektakël

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:09
Premton spektakël

Më 21 janar, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, do të zhvillohet eventi UFC-283 në artet marciale mikse. Ky është eventi i parë i madh i këtij viti, ku në total janë 15 duele. Dy prej tyre janë për titullin kampion bote.

Sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), që është vakant. Përballë njëri-tjetrit janë braziliani Glover Teixeira (33 fitore e 8 humbje), ish-kampion bote si dhe amerikani Jamahal Hill (11 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).

Sfida tjetër kryesore e këtij eventi është ajo për titullin e peshës “flyweight” (pesha deri 57kg). Kampioni i botës i këtij Divizioni, braziliani Deiveson Figueiredo (21 fitore, 2 humbje e 1 barazim) do të mbrojë titullin ndaj meksikanin Brandon Moreno (20 fitore, 6 humbje e 2 barazime), që mban titullin e përkohëshëm (ish-kampion bote).

Interesant fakti se kjo është hera e katërt që dy sportistët duelojnë mes tyre (1 fitore, 1 humbje e 1 barazim secili). Në kafaz do të ngjitet në këtë event edhe braziliania Jessica Andrade, ish-kampione e botës. Pra, një event me shumë kampionë, që pritet të dhurojnë spektakël në kafaz.

UFC-283, sfidat kryesore

Glover Teixeira – Jamahal Hill

Deiveson Figueiredo – Brandon Moreno

Gilbert Burns – Neil Magny

Jessica Andrade – Lauren Murphy

Paul Craig – Johnny Walker

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat