Arum: Vetëm një pengesë ka mbetur për sfidën spektakolare

Boksi

Arum: Vetëm një pengesë ka mbetur për sfidën spektakolare

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:16
Arum

Promotori i boksit Bob Arum ka zbuluar për “Sky Sports” se vendi i sfidës është e vetmja pengesë e mbetur për konfirmimin e duelit të unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë midis Tajson Fjurit dhe Oleksandr Usyk.

Për momentin, Lindja e Mesme po kryeson garën për të organizuar këtë përballje të madhe, për shkak të shumave të mëdha të parave që po ofron për të dy boksierët.

Arum, tha se mbreti i WBC (Fjuri) dhe kampioni i WBA, WBO dhe IBF (Usyk) kanë rënë dakord për përballjen dhe pret që një vendndodhje të finalizohet në javën e ardhshme.

“Jam optimist se dueli do të ndodhë. Të dy boksierët kanë rënë dakord të përballen, pyetja është vendi dhe ne po flasim me Lindjen e Mesme, sepse ata do të ofrojnë shumën më të madhe që është parë ndonjëherë në historinë e boksit”, tha Arum.

“Nëse kjo ofertë nuk vjen, boksierët do të bien dakord të duelojnë këtë pranverë në Uembl.

Gjithsesi, dueli do të zhvillohet brenda katër muajve të parë të vitit. Boksierët duan të japin më të mirën për veten e tyre, sepse karriera e një luftëtari, sado e shkëlqyer të jetë, është e kufizuar dhe ata duan të bëjnë sa më shumë para”, tha Arum.

“Kjo është çështja e vetme, ku do të zhvillohet sfida? Unë do të besoja në javën e ardhshme se gjithçka do të përcaktohet dhe më pas do të kemi një njoftim zyrtar për datën dhe vendin e ndeshjes. Kjo sfidë po ndodh. Do të jetë një përballje e madhe mes Tyson dhe Usyk, do të jetë sfidë spektakolare”, u shpreh Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat