Zbulohet rivali i Joshuas

Boksi

Zbulohet rivali i Joshuas

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:09
Anthony Joshua

Mediat britanike kanë zbuluar se boksieri amerikan Xhermejn Franklin do të jetë rivali i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Anthony Joshua.

Dy boksierët do të duelojnë më 1 prill, përballje që do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës.

Xhoshua (24 fitore e 3 humbje në karrierë) rikthehet në ring pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, gushtin e kaluar. Ndërsa Franklin (22 fitore e 1 humbje në karrierë), vjen nga humbja që pësoi ndaj Dillian Uajtit, në nëntorin e vitit të kaluar.

Për Anthony Joshua, 33 vjeç, kjo është një sfidë vendimtare për të ardhmen e karrierës së tij, pasi një humbje tjetër do të thotë “lamtumirë” ring.

Gjithsesi, kjo sfidë nuk ka për të qenë e lehtë për britanikun, që përballë ka një boksier më të ri në moshë (29 vjeç), me dëshirën për t’u bërë i famshëm. Sfida ende nuk është zyrtarizuar, por gjithçka pritet të konfirmohet nga të dyja palët brenda kësaj jave.

Anthony Joshua rikthehet të duelojë në Londër, pasi gati 2 vitesh, ndërsa Franklin ka zhvilluar në kryeqytetin britanik sfidën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat