Zyrtarizohet përballja e madhe e 12 shkurtit në “UFC 284”

Boksi

Zyrtarizohet përballja e madhe e 12 shkurtit në “UFC 284”

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:28
Zyrtarizohet përballja e madhe

Më 12 shkurt, në eventin “UFC-284” në artet marciale mikse do të zhvillohet sfida e madhe mes rusit Islam Makhaçev dhe australianit Aleksander Volkanovski.

Të dy sportistët janë kampionë bote, i pari në peshën e lehtë (pesha deri 70kg) dhe i dyti në peshën “featherëeight” (pesha deri 66 kg).

Dueli do të zhvillohet në peshën e lehtë, me Makhaçev që do të mbrojë për herë të parë titullin kampion bote që fitoi vjeshtën e vitit të kaluar.

Dy sportistët kanë dalë për herë të parë “face fo face” dhe të dy mbanin gjerdanët e kampionit. Gjithçka shkoi qetë, pa ndonjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat