Emri i madh i sportit, paditet se ia hoqi pantallonat dhe e përdhunoi! Një grua ia kërkon 5 milionë dollarë

Boksi

Emri i madh i sportit, paditet se ia hoqi pantallonat dhe e përdhunoi! Një grua ia kërkon 5 milionë dollarë

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2023 Në ora: 21:00
Mike Tyson

Mike Tyson po përballet me një telashe të madhe. 

Një grua ka akuzuar ish-kampionin e boksit në peshën e rëndë, Mike Tyson për përdhunimin e saj në fillim të viteve 90-ta.

Kjo padi është ngritur në New York gjatë këtij muaj.

Gruaja, e cila kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim, tha se Tyson e përdhunoi atë në një limuzinë pasi e takoi atë në një klub nate në New York dhe se ajo ka pësuar "trauma fizike, psikologjike dhe emocionale" në vitet që pasuan.

Deklarata e gruas nuk specifikoi datën e sulmit, vetëm tha se ai ndodhi në fillim të viteve 90-ta, afërsisht në të njëjtën kohë që Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis. Më 10 shkurt të vitit 1992,

Tyson u dënua për përdhunim dhe kreu tre vjet burg.

Padia në New York u ngrit në bazë të ligjit për të mbijetuarit e të rriturve.

Gruaja deklaroi në deklaratën e saj se kishte hyrë në limuzinën e Tyson dhe se boksieri menjëherë filloi ta prekte dhe përpiqej ta puthte.

"Disa herë i thashë jo dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmonte.

Më pas më hoqi pantallonat dhe më dhunoi dhunshëm”, tha gruaja.

Ajo dëshiron të ruajë anonimitetin e saj sepse publikimi i emrit të saj "sigurisht do të përbënte një rrezik për mua për dëmtim të mëtejshëm psikologjik, ngacmim, tallje dhe siklet personal".

Avokati që e përfaqësonte tha se zyra e tij nuk e pranoi thjesht fjalën e gruas, por hetoi pretendimet e saj dhe i gjeti ato si "shumë të besueshme".

Zyra e avokatisë njoftoi sot se nuk mund të komentojë më tej për rastin.

Tyson, i lindur në Brooklyn, 56 vjeç, ishte kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë nga viti 1987 deri në 1990, por jeta e tij jashtë ringut ishte e trazuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat