Aziz Salihu e ka një hall të madh 

Boksi

Aziz Salihu e ka një hall të madh 

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:36
Aziz Salihu

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, e ka një hall të madh.

Sipas tij, nuk po e ndihmojnë me mjete financiare institucionet që të organizojë turne.

Ai vitin që e lamë pas, pak apo fare hiq nuk ka organizuar turne, në mungesë të mjeteve financiare. 

A do të ketë të njëjtin fat të keq edhe këtë vit, mbetet të shihet.

"Nuk po me japin para, veç po me rrejnë, shpejt ka me fol hapur", - tha Salihu.

Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Salihu, vitin 2022, do të mbajë mend si vitin që nuk i ka shkuar ashtu siç ka planifikuar ai, për të organizuar turne.

A do të gjejë mjete financiare gjatë këtij viti, mbetet për t’u parë! 

Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, në vitet e kaluara organizonte shumë turne gjatë një viti, por viti 2022 ishte i zbehtë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat