Bisedimet Fury - Usyk në një pikë kritike

Boksi

Bisedimet Fury - Usyk në një pikë kritike

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:18
Fury gjatë një diskutimi

Negociatat e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk thuhet se kanë arritur në një ngërç.

Dy boksierët dëshirojnë të përballen, por ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë sfidë, që është parashikuar të zhvillohet më 29 pril, në stadiumin Wembley në Londër.

Edhe pse ka ende shpresë se lufta Fury-Usyk mund të zhvillohet, nëse një marrëveshje e tillë dështon, atëherë të dy do të vazhdojnë përpara dhe do të përballen me kundërshtarë të tjerë.

Kjo javë mund të jetë pika e kthesës, pasi kanë mbetur vetëm tetë javë larg datës së duelit.

“Bisedimet mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë arritur një pikë kritike.

Të dyja palët janë të mbyllura në bisedime, por kuptohet që diskutimet janë ende në bllokim për datën 29 prill në Wembley.

Mbetet shpresa për një përparim, por jemi pranë limiter kohor dhe 48 orët e ardhshme janë vendimtare”, tha Bob Arum, promotori i boksit.

“Ne ende po punojmë për këtë. Mendoj se këtë javë, në një mënyrë apo tjetër, do të marrim një vendim.

Nëse kjo sfidë nuk mund të realizohet, atëherë Tyson do të duelojë me një boksier tjetër. Unë mendoj se Andy Ruiz Jr është një kundërshtar i mirë, një emër i mirë dhe është në formë të mirë.

Tifozët do të donin ta shihnin atë luftë”, tha Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat