Krasniqi: Do të boksoj edhe për pesë vjet

Boksi

Krasniqi: Do të boksoj edhe për pesë vjet

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:04
Robin Krasniqi

Robin Haxhi Krasniqi i është rikthyer karrierës së tij me një fitore të madhe me nokaut para pak ditësh në Munchen të Gjermanisë, ku lufta zgjati vetëm pesë raunde.

Pak ditë pas këtij suksesi, Krasniqi u kthye në Kosovë, ku sot mbajti një konferemcë për media, në të cilën foli për suksesin dhe objektivat e tij.

Ai tha se rikthimi në ring me fitore ishte një gjë e pritur pasi ishte përgatitur shumë dhe se kjo e ka motivuar për të vazhduar edhe më fuqishëm përpara.

Madje, ai zbuloi se me formën aktuale dhe me përgatitjet, në të cilat është duke i bërë do të jetë aktiv në boks edhe për së paku pesë vjet të tjera.

Ai më pas foli më vështirësitë që ka hasur në larrierën e tij, duke thënë se ka kaluar netë të tëra pa gjumë për të arritur objektivat e tij, teksa u bëri thirrje të rinjve që të punojnë dhe t’i arrijnë objektivat e tyre brenda Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat