Kampionia më jetëgjatë e kafazit dorëzon titullin

Boksi

Kampionia më jetëgjatë e kafazit dorëzon titullin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:19
Pamje nga një meç

Sportistja meksikane Alexa Grasso është kampionia e re e botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse.

Në eventin UFC-285 zhvilluar sot në Las Vegas, luftëtarja 29-vjeçare (16 fitore e 3 humbje në kafaz) mposhti me “submission” në raundin e katërt Valentina Shevchenko, duke arritur një nga rezultatet më befasuese në historinë e UFC-së.

Shevchenko (23 fitore e 4 humbje në kafaz), kampionia më jetëgjatë në MMA, nuk arriti të mbrojë këtë herë titullin kampion e fituar në vitin 2018. Pasi e mbrojti 7 hjerë këtë gjerdan, ajo sot u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”, në fund të një dueli të fortë dhe shumë emocionues, ku të dyja luftëtaret dhuruan spektakël në kafaz.

Alexa Grasso, që nuk humbet prej 3 vitesh, bëri një paraqitje të mirë në kafaz, duke i rezistuar rivales me nënshtetësi peruane.

Grushtet e shkelmat nuk munguan në këtë sfidë mjaft të fortë, por në fund Graso arrin të kapë Shevchenko nga qafa pas një përpjepje të dështuar për ta goditur, duke e detyruar ish-kampionen të dorëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat