India pa turp, prapë i bën probleme Kosovës

Boksi

India pa turp, prapë i bën probleme Kosovës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:39
Donjeta Sadiku

India pa turp, prapë i bën probleme Kosovës!

Boksierët e Kosovës përsëri po hasin në probleme për pjesëmarrjën në Kampionate Botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Boteror i cili do të mbahet me datë 14-26 mars në New Dehli të ndisë. 

Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë në bashkepunim me Asociacionin ndërkombetar të Boksit – IBA kanë dërguar kerkesën në MPJ për pajisjen me visa për ekipen e Kosovës dhe janë duke pritur përgjigje nga Ministria e puneve te jashtme te Indisë, ku në këtë proces është e angazhuar Ministria e Sportit dhe  Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. 

“Edhe pse ditët po afrohen dhe me 13 mars ekipa e Kosovës është e paraparë të udhëtojë, ne jemi duke pritur një përgjigje pozitive. 

Kosova në këtë Kampionat Botëror do të përfaqësohet me boksieren 60 kg Donjeta Sadiku ku jemi të bindur qe edhe nga ky  kampionat Donjeta do të sjell medalje. 

Duhet cekur qe sheteti i Indis ka refuzuar pjesëmarrjen e boksieres tonë në dy kampionate boterore 2018-2019. 

Federata Ndërkombëtare IBA ka konfirmuar se përsëri do të ketë një fond shpërblimi prej 2.4 milionë dollarë që do të shpërndahen medalistëve të të gjitha kategorive”, ka thënë sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat