Kosova do të marrë pjesë në turneun e Mal të Zi

Boksi

Kosova do të marrë pjesë në turneun e Mal të Zi

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:20
Pamje nga një meç

Kombëtarja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj, i 32-ti me radhë, “Adriatic Pearl”, i cili do të mbahet nga 13 deri më 20 mars në Budva të Malit të Zi.

Në këtë turne do të marrin pjesë 23 shtete, me 136 garues meshkuj dhe 55 femra. 

Kosova do të përfaqësohet nga tre boksierë: Lumturim Xhoxhaj (57kg), Planet Berisha (67kg) e Donat Syla (92kg), dhe me dy boksierë: Erlinda Veliu (52kg) e Liberta Haxholli (75kg), të cilët do të shoqërohen nga selektori i femrave, Faton Xhakli, trajneri Nazim Halili dhe gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli.

Federata e Boksit të Kosovës e konsideron këtë turne si të mirëseardhur para Kampionatit Evropian të boksit, i cili do të mbahet nga 23 prilli deri më 4 maj në Yerevan të Armenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat