Selektorët e boksit në Kosovë, paguhen 20 euro! 

Boksi

Selektorët e boksit në Kosovë, paguhen 20 euro! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 prill 2023 Në ora: 13:20
Dorëzat e boksit

Selektori i kombëtares së futbollit të Kosovës, Alain Giresse, është me kontratë dhe me pagë e paguhet

jashtëzakonisht mirë, po ashtu edhe të basketbolli.

Mirë paguhen edhe të hendbolli edhe të volejbolli.

A kanë paga selektorët e kombëtares së Kosovës në boks, femra dhe meshkuj?

Burime shumë të sigurta, tregojnë se selektorët e boksit nuk kanë paga! Nuk kanë kontrata siç bie fjala siç e ka futbolli apo basketbolli.

Si paguhen selektorët e Kosovës në boks, Besim Brahimi të meshkujt dhe Faton Xhakli të femrat?

Kur shkojnë jashtë vendit, e kanë ditën 20 euro. 

“Janë me mëditje, kur dalim jashtë shteti 20 euro, kurse brenda shtetit hiq nuk paguhen.

Nuk kanë paga”, tha një zyrtar i boksit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Është interesant se Komiteti Olimpik i Kosovës, ka ndarë bursa mujore për trajnerët me rezultate meritore, 300 euro për secilin.

Kjo që raportohet nga brenda boksit është e çuditshme, 20 euro mëditje vetëm kur shkojnë jashtë, është interesant kur kihet parasysh se ky sport vitin e kaluar ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror dhe Evropian po ashtu edhe në Lojëra Mesdhetare, duke iu falënderuar punës së madhe të trajnerëve, është e habitshme që aq pak paguhen selektorët.

Çka do të thotë, nëse rrijnë tre ditë marrin 60 euro, nëse rrijnë 10 ditë marrin 200 euro!

Nuk kam marrë rrogë kurrë si selektor.

Çfarë rroge more”, thotë edhe njëri nga ish selektorët e boksit, që nuk do t’i përmendet emri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat