Mersim Zeqiri debuton në Strugë në boksin profesionist

Boksi

Mersim Zeqiri debuton në Strugë në boksin profesionist

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:59
Mersim Zeqiri

Avdyl Salihu, promotor i spektaklit të madh që pritet të zhvillohet më 5 gusht 2023 në Strugë ka njoftuar se përveç emrave të njohur të boksit profesionist që do marrin pjesë në eventin e tij, aty do paraqiten edhe disa deputant që dëshirojnë që të vazhdojnë karrierën e tyre ne boksin profesionist.

Kështu ai nëpërmjet faqeve sociale ka njoftuar se Mersim Zeqiri, i cili është më prejardhje nga Kerçova por që jeton dhe vepron në Zvicër është gati për të arritur qëllimet e tij.

“Mersim Zeqiri një djalosh serioz dhe i vendosur ne jetë, i cili disa vite me radhë u paraqit me sukses ne sportin e Kikboksit ka vendosur që të ardhmen ta sheh në boksin profesionist duke realizuar kështu edhe ëndrrën e tij shumëvjeçare.

Kështu duke parë vendosshmërin e tij të flaktë dhe dëshirën për të treguar rezultate vendosëm që të lidhim madje edhe marrëveshje disa vjeçare duke qenë përfaqësues të tij.

Jam i bindur se ky djalosh do të arrij qëllimin sepse motivi që ka e kombinuar me punë i shkatërron edhe pengesat në jetë, andaj mbështeta nuk do të mungoj”, tha Salihu.

Ndryshe cekim se në eventin në Strugë, që do të jetë i pari i boksit profesionist që është zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, në program janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje për titull UBO Internacional.

Gjithashtu pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe legjenda e gjalle e boksit shqiptar, Nuri Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat