Donjeta kërkon medalje në Izmir

Boksi

Donjeta kërkon medalje në Izmir

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:56
Latif Demolli, Donjeta Sadiku dhe Marjola Sallauka

Boksierja Donjeta Sadiku mëton medalje në Izmir të Turqisë. 

Donjeta është e përgatitur maksimalisht për këtë turne të rëndësishëm. 

“Sot hidhet shorti për boksieret femra seniore (elit) të turneut ndërkombëtar ‘Çesme 2023’.

Kosova përfaqësohet me boksieren dhe medalisten botërore Donjeta Sadiku, trajneren Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar IBA Latif Demolli, i cili do të ndajë drejtësinë. 

Në këtë turne marrin pjesë 8 shtete nga 3 kontinente.

Ky turne është i mirëseardhur për Donjeta Sadikun e cila  duhet të mbaj formën dhe të vazhdojë me përgatitje dhe turne të ndryshme, që të jetë e gatshme për garat kualifikuese për Lojërat Olimpike Parisi 2024, që do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershor – 2 korrik”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat