E ofendoi me origjinë, boksieri shqiptar e “demolon” kundërshtarin në ring

Boksi

E ofendoi me origjinë, boksieri shqiptar e “demolon” kundërshtarin në ring

Më: 2 maj 2023 Në ora: 10:38
Pamje nga ringu

Provoi ta bëjë me nerva duke e kapur për fyti,  dhe ofenduar në  origjinë.

Megjithatë, boksieri hungarez Istvan Kiss nuk arriti dot që t’ia humb kontrollin Roberto Bakajt gjatë matjeve.

Por, kur u ngjit në ring “luani” shqiptar të gjithë mllefin e hoqi duke e grushtuar boksierin hungarez.

Bile, në raudin e tretë Istvan Kiss ra në dysheme për herë të tretë dhe nuk pati më fuqi ta vazhdojë meçin.

Ndryshe, për Roberto Bakaj-n kjo ishte fitorja e nëntë në karrierën si boksier profesionist, dhe të gjitha i ka fituar me KO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat