Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi

Boksi

Ndërron jetë luftëtari i UFC-së pasi e përplasi autobusi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:59
Feipe Corales

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e sportit.

Viktimë e një aksidenti trafiku ishte ylli i UFC-së, Feipe Corales.

29 vjeçari u përplas nga një autobus dhe ndërroi jetë, njofton mediumi brazilian “Globo”.

Liftëtari brazilian i sporteve të përziera marciale – MMA u aksidentua në Rio de Janeiro ndërsa po kthehej nga ushtrimet që i kishte bërë të hënën.

Autoambulanca dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes duke e gjetur luftëtarin në gjendje të rëndë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po eksportohej me urgjencë.

Edhe më të rëndë këtë rast e bën fakti se Colares, i njohur me nofkën Cabocao, ishte i martuar dhe kishte një djalë 10-muajsh.

Luftëtari brazilian si profesionist në MMA në vitin 2013 dhe në vitin 2017 u shpall kampion në peshën e lehtë, në Jungle Fight..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat