Joshua dhe frika e tij më e madhe

Boksi

Joshua dhe frika e tij më e madhe

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:07
Joshua

Ka shumë dëme afatgjata dhe të pariparueshme që mund të vijnë nga të jetuarit duke u  goditur me grushta në fytyrë.

Është diçka për të cilën boksieri britanik Anthony Joshua është hsumë i vetëdijshëm dhe ai ka zbuluar se ka frikë se mund të përfundojë në një karrige me rrota nëse vazhdon të luftojë shumë në boks.

Së fundmi ai u kthye në ring kur u përball me Jermaine Franklin dhe e mundi atë me pikë.

Para kësaj, ai ksihte pësuar dy humbje radhazi ndaj boksierit ukrainas, Oleksandr Usyk.

Boksieri e ka bërë të qartë prej kohësh se ai vazhdon të luftojë pasi dëshiron të sigurojë financa për familjarët e ti, por nuk do t’i shtyjë gjërat shumë larg.

“Në boks, njerëzit ecin në palestër në një mënyrë dhe jo shumë ecin jashtë në të njëjtën mënyrë, për shkak të traumës dhe gjërave që ia kalojnë trupit.

Unë dua që të mbetem i shëndetshëm.

Më imagjinoni në moshën 50 ose 60 vjeçare në një karrige me rrota dhe kjo mund të ndodhë prej traumave që kalon nga grushtimet në ring.

Dua që të tjerët kur të më shohin në rrugë në atë moshë të thyer të thonë fjalë të mira për mua dhe jo të tregojnë dhembshuri duke më parë në një karrige me rrota”, është shprehur Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat