Rudaj në Aarau lufton për titull dhe mbaron karrierën

Boksi

Rudaj në Aarau lufton për titull dhe mbaron karrierën

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:05
Zyber Rudaj

Të shtunën më 13 maj në Schachenhalle Aarau në Zvicër do të zhvillohet një eveniment i Muay Thai.

Oganizator është Zyber Rudaj i cili do të zhvilloj edhe ndeshjen e tij të fundit në karrierë ku për kundërshtar ka një kampion që vjen nga Sllovenia, Almedin Hasanagiq, e i cili ka disa tituj nga federata të ndryshme botëror.

Rudaj thotë se përgatitjet kryesisht i ka zhvilluar në Zvicër dhe se pret të përmbyll karrierën me një fitore të madhe, që normal e njëjta do të jetë e përcjellur edhe me emocione të mëdha pasi pas 20 viteve karrierë të shndritshme, po vjen koha dorëzat nga sporti aktiv ti varr në murr dhe aktivitetin e tij ta vazhdoj si trajner ne klubin e tij “Fight Gym Aarau”.

Duhet cekur se gjatë karrierës ai ka zhvilluar 89 ndeshje ku prej tyre ka arrit të fitoj gjashtë herë titullin e botës në disa federata – 3 herë në Muay Thai dhe 3 herë në K1.

Si po shkojnë përgatitjet dhe kush është kundërshtari?

Edhe pse kam pasur disa lëndime, përgatitjet po shkojnë sipas planit. Jam i kënaqur me stafin tim dhe mendoj se jam në formë të duhur për të mbrojtur titullin. Kundërshtari është Almedin Hasanagic, një slloven i fuqishëm që posedon disa tituj nga Federata të ndryshme, por ky fakt mua më jep motiv shtesë që të tregoj luftë edhe më të mirë në ring dhe fokusin tek vetvetja ta paraqes në maksimum.

Si është ndjenja qe pas një karriere te shkëlqyer po largohesh nga ringu si luftuar?

20 vite i kam kaluar në palestër dhe në ring dhe normal për mua do jetë një moment shumë i vështirë emocional. Por duhet të pajtohem ndonjëherë me procesin e jetës, sepse gjithnjë të pret një përfundim, por për mua është e rëndësishme të mbylli karrierën me vetëdeshirë dhe me suksese.

Por gjithsesi prapë do te jem aktiv si trajner kryesor të shumë luftëtarëve profi po ashtu po lë një pasardhës të suksesshëm tek familja jonë e ai është Luan Rudaj kampioni aktualisht në peshat e lehta.

Cila ka qenë ndeshja me e rende ne karriere dhe cila me e gëzuar?

Shumë ndeshje në karrierën time i kam pasur të vështira por e veçoj një përballje me një tajlandez i cili ka qen kampion në federatën më të lartë në Muay Thai – Lumpinee Champion.

Në atë përballje askush nuk kishte besuar tek unë, por unë prapë se prapë e pranova ndeshjen dhe pas 5 rundave të vështira arrita që të mposht dhe kjo ka qen edhe momenti më i gëzuar i jetës sime.

Ku zhvillohet eventi dhe kush e bën ketë organizim?

Eventi do të zhvillohet me 13.05.2023 ne Aarau. Organizimi bahet nga familja dhe palestra ime “Fight Gym Aarau”.

Sa keni qenë të mbështetur në karrierën e juaj nga sponsorët dhe miqtë?

Përpara ka qen shumë e vështirë të kesh sponzora kështu që në fillim të karrierës mbështetjen maksimale e kam pas nga familja ime që edhe i falënderoj publikisht.

Po normalisht me kohë gjerat kanë ndryshuar dhe sporti luftarak u bë më I popullarizuar dhe tani kemi përkrahjen më të madhe nga sponsorët.

Shumë kompani shqiptare të suksesshme jo vetëm që na mbështesin financiarisht por edhe moralisht duke na vlerësuar në maksimum.

Me shkruaj sa ndeshje ke në karrierë dhe cilat tituj i ke fituar?

Ne karrierën time kam 89 ndeshje, ku prej tyre 6 tituj botëror ne Muay Thai dhe K1: 3x WFC Muaythai  World Champion; 
1x WKU K1 World Champion; 1x WPKC K1 World Champion; 1x IFN K1World Champion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat