Kajoshi e Zeneli arrijnë vetëm nga një fitore e më pas eliminohen

Boksi

Kajoshi e Zeneli arrijnë vetëm nga një fitore e më pas eliminohen

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:47
Pamje nga meç

Ka përfunduar në Tashkent të Uzbekistanit aventura e kombëtares shqiptare të boksit, që nuk ka mundur të shkojë shumë larg. Vendi ynë u paraqit me një ekip të plotë, me 6 boksierë, por fitoret ishin me pikatore.

Pas eliminimit që në sfidat e para të Krenar Zeneli, Denis Nurja, Ani Haxhillari e Nelson Hysa, në ring u ngjitën edhe Arjon Kajoshi e Arjol Zeneli. Këta të dy bënë një paraqitje më të mirë, duke arritur nga një fitore para se të eliminoheshin.

Kështu, në peshën 75kg, Arjon Kajoshi debutoi me fitore, duke mundur 4-1 kamerunasin Nsangou Kadafi, në një duel të mirë. Gjithsesi, në përballjen e dytë, atë ndaj boksierit Nekruz Salimov të Taxhikistanit, Kajoshi u mund 4-1 dhe u eliminua edhe pse bëri një paraqitje të mirë, por gjyqtarët i dhanë fitoren rivalit.

Në peshën 54kg, Arjol Zeneli mposhti me ndërprerje të duelit ndaj Soufiane Said Baco të Comore në raundin e parë, duke avancuar më tej. Në raundin e dytë ai u përball me boksierin vendës Oybek Juraev dhe u mund 4-1 edhe pse bëri një ndeshje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat