Ilir Latifi kundër Rodrigo Nascimento në peshat e rënda, “tanku” shqiptar kërkon fitoren

Boksi

Ilir Latifi kundër Rodrigo Nascimento në peshat e rënda, “tanku” shqiptar kërkon fitoren

Më: 20 maj 2023 Në ora: 08:56
Ilir Latifi dhe Rodrigo Nascimento

Ylli shqiptar i UFC-së, Ilir Latifi, do të përballet në një ndeshje në kuadër të kategorisë së peshave të rënda kundër Rodrigo Nascimento.

Latifi shpreson te fitorja në këtë përballje pasi kundërshtari nuk ka shumë përvojë, por gjithsesi do të duhet të tregojë kujdes prej shpejtësisë dhe gjatësisë që e favorizon Rodrirgon. Në matjet zyrtare, Latifi peshoi 113 kilogramë, ndërsa Nascimento 119 kilogramë.

Eventi UFC 224 do të fillojë në orën 23:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa përplasja e Latifit pritet të nisë në orën 01:00 të ditës së dielë.

“Tanku” shqiptar, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ka treguar se është një kundërshtar shumë i vështirë për këdo në peshat e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat