UFC-291 rikthen duelin për titullin “BMF”

Boksi

UFC-291 rikthen duelin për titullin “BMF”

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:17
Pamje nga një prezantim

Në Salt Lake City të Amerikës do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-291 në artet marciale mikse.

Një event që pritet me padurim, pasi rikthehet pas disa vitesh sfida për gjerdanin BMF (Baddest Motherf*cker).

Në përballjen e parë, këtë titull e fitoi Jorge Masvidal, që mundi Nate Diaz.

Ishte pikërisht Masvidal ai që prezantoi këtë sfidë dhe u tregoi gjerdanin dy sfidantëve, që janë dy veteranë të UFC-së.

Përballë njëri-tjetrit do të jetë Dustin Poirier (29 fitore, 7 humbje e 1 duel pa rezultat) dhe Justin Gaethje (24 fitore e 4 humbje), në një sfidë që parashikohet spektakolare dhe e fortë. Kjo është përballja e dytë mes tyre, me Poirier që ka fituar duelin e parë (2018).

Edhe pse nuk ka asnjë duel për titull, në kafaz do të ngjiten në këtë event dy ish-kampionë bote. Spikat dueli mes dy prej tyre, polakut Jan Blachowicz dhe brazilianit Alex Pereira. Në këtë event do të duelojnë edhe disa ikona të këtij sporti si Tony Ferguson, Michael Chiesa e Kevin Holland.

UFC-291-Duelet kryesore

Dustin Poirier-Justin Jaethje

Jan Blachowicz-Alex Pereira

Stephen Thompson-Michel Pereira

Tony Ferguson-Bobby Green

Michael Chiesa-Kevin Holland

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat