Jep dorëheqje trajneri i Kosovës në boks

Boksi

Jep dorëheqje trajneri i Kosovës në boks

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 18:24
Besim Brahimi

Trajneri i Kosovës në boks, Besim Brahimi të shtunën ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai njoftimin e ka dhënë përmes një shkrimi në “Facebook” ku edhe ka zbuluar arsyet prapa këtij vendimi të tij.

Ai ndër arsyet vendimtare ka përmendur mos pagesën për kontributin e tij, si dhe disa mosmarrëveshje me Bordin e Federatës së Boksit.

Ky është njoftimi i tij:

Më datën 19 gusht 2023, për arsye personale dhe ndërhyrje profesionale në selektimin dhe përpilimin e listës së boksierëve, të nderuar adhurues të boksit më duhet t'ju njoftojë se sot kam dhënë dorëheqje të pa revokushme nga pozita e Selektorit të Përfaqësuesit të Kosovës në Boks, edhe disa arsye tjera :

1. Për mos pagesën për kontributin tim si selektor, duke u angazhuar gjithmonë në baza vullnetare,

2. Për mosmarrëveshje me bordit dhe ndikimin e tyre direkt ne punën time si selektor.

Andaj të dashur boksierë dua t'ju kërkojë ndjesë për dorëheqjen time dhe dua t'ju falemnderojë të gjithë boksierët për kontributin dhe angazhimin profesional duke ju uruar së pari shëndet dhe shumë suksese ne të ardhmen unë ju falemnderojë shumë të gjithë pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat