Stafi i Dubois mbledh prova për revansh ndaj ukrainasit

Boksi

Stafi i Dubois mbledh prova për revansh ndaj ukrainasit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:44
Dubois e Usyk

Promotori i njohur i boksit Frank Warren, ka zbuluar për “Daily Mail” se një përballje mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tyson Fury, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, është duke planifikuar për në fillim të vitit të ardhshëm. Warren, që është edhe menaxheri i Daniel Dubois, mbeti i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarit në raundin e pestë, që e cilësoi goditjen e britanikut të parregullt, nën brez.

25-vjeçari britanik e goditi Usyk me dorën e djathtë të fortë në pjesën e poshtme të barkut, gjë që bëri që arbitri të ndërpresë ndeshjen dhe t’i japë kampionit të peshave të rënda një time-out për t’u rikuperuar, duke e konsideruar goditjen nën brez. Warren u shpreh kundër vendimit, duke pretenduar se ishte një grusht i drejtë dhe kërkoi një revansh: “Organet drejtuese do të duhet ta shikojnë atë dhe të urdhërojnë një revansh”.

I pyetur se mos revanshi mes Dubois dhe Usyk do të prishte planet për duelin e madh mes ukrainasit dhe Fury, menaxheri shtoi:

“Jo.

Sfida midis Fury dhe Usyk është në planet tona për t’u zhvilluar në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky është ende plani. Në synonim që fituesi i meçit të së shtunës të luftonte me Tyson Fury në fillim të vitit të ardhshëm”.

“Në duelin ndaj Usyk, Daniel u trajtua padrejtësisht nga gjyqtari. Ajo që do të bëjmë është që të mbledhim provat tona fotografike dhe video dhe t’ua paraqesim atyre dhe t’ua prezantojmë çfarë u tha në mbledhjen e rregullave që përcaktonin se çfarë ishin të ligjshme dhe cilat ishin goditje të paligjshme dhe ata do të duhet të marrin një vendim”, shtoi Warren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat