McGregor do të njoftojë rikthimin e tij në ditën e parë të vitit 2024

Boksi

McGregor do të njoftojë rikthimin e tij në ditën e parë të vitit 2024

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
McGregor

Legjenda e UFC-së, Conor McGregor, pritet të bëjë rikthimin e tij në luftime.

McGregor nuk ka luftuar që kur theu këmbën kundër Dustin Poirier në ndeshjen e tyre trilogjike të korrikut 2021. 

Irlandezi tani është vendosur të shpallë datën dhe kundërshtarin për meçin e tij të radhës në ditën e Vitit të Ri, teksa ai shkroi në Twitter: “Unë do të shpall datën e ndeshjes dhe kundërshtarin tim në ditën e Vitit të Ri, 2024”.

Tifozët janë të bindur se McGregor do të luftojë Michael Chandlerin, i cili ka trajnuar kundër tij në fillim të këtij viti në shfaqjen televizive të realitetit të UFC, The Ultimate Fighter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat