Vdes emri i madh i boksit, reagon Luan Krasniqi

Boksi

Vdes emri i madh i boksit, reagon Luan Krasniqi

Më: 22 mars 2025 Në ora: 14:31
Luan Krasniqi e George Foreman

Sot bota e boksit është në zi, pasi ka ndërruar jetë legjenda, George Foreman.

Për vdekjen e ish-kampionit të botës ka reaguar edhe Luan Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar.

Përmes rrjeteve sociale Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Foremanit.

"Bota e boksit ndjen dhimbje të thellë për vdekjen e një legjende.

të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale

Kujtojmë që Luani dhe Foreman ishin takuar disa herë në disa meçe, por nuk kishin pasur fatin të boksonin mes vete për shkak të moshës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat