Ish finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu ka sqaruar njëherë e mirë situatën e saj me fituesin e këtij edicioni, boksierin Drilon Rama.
Me një postim në platformën “Instagram”, modelja shprehet se videot i ka publikuar për të treguar mënyrën se si ai sillet dhe si ka tentuar te denigrojë dikë tjetër publikisht.
Gjithashtu, ajo shton se rasti është trajtuar nga Agjencia per Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe është zbuluar se fituesi ka qenë në dijeni për ekzistencën e videove.
Postimi origjinal i saj:
Dua të sqaroj pubikisht situatën qē lidhet me videon ku shfaqet Drilon Rama, e cila eshte publikuar me qëllim për të treguar mënyrën se si ai sillet dhe si ka tentuar të denigrojë dikë tjetër publikisht.
Videoja është publikuar per të treguar një realitet që nuk është injohur për publikun, dhe përfshin një sjellje qē është përjetuar si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim - ose siç ai vetë ka thënë për të "luajtur" me përsonin tjetër.
Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agencia per Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku është sqaruar se sipas nenit 202 të Kodit Penal të Kosovës, ky publikim este në kundërshtim me ligjin.
Megjithatë, janë paraqitur edhe dëshmi që tregojnë se Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm per ekzistencën e videos, si dhe per permbaitjen e saj.
Në momentin kur kjo video është realizuar, Drilon Rama ka qenë i vetëdijshem për ekzistencën e saj dhe nuk ka shprehur kundershtim per publikimin e saj.
Ai nuk ka deklaruar se shte kunder publikimit dhe nuk ka refuzuar apo ndaluar shperndarjen e saj ne asje menyre. Sot, ai ka zgjedhur rrugen ligjore.
Dhe kjo eshte nje zgjedhje qẽ e respektoj.
Në përputhje me këtë vendim të tij, dua të bëj te ditur se të gjitha materialet permbajnë kercënime, shantazhe, tentime për nënshtrim dhe çdo lloj presioni psikologjik që ai ka ushtruar, do të dorëzohen nẽ mënyre të rregullt në giykatë si prova zyrtare.
Videoja do të fshihet, vetëm sepse e respektoj ligjin.
Por e verteta mbetet ajo nuk fshihet dot.