Gjykata gjermane e dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e boksierit shqiptar

Boksi

Gjykata gjermane e dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e boksierit shqiptar

Më: 8 prill 2025 Në ora: 18:34
Besar Nimani

Gjykata Rajonale e Bielefeld e ka dënuar me burgim të përjetshëm të martën, autorin e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për një dënim të autorit të vrasjes.

Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar, shkruan mediumi gjerman NOZ.de.

Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karsluhe.

Mediumi gjerman sqaron gjithashtu se burgimi i përjetshëm në gjermani nënkupton heqje të lirisë për një periudhë të pacaktuar, por të paktën për 15 vjet.

Vetëm pas kësaj periudhe 15 vjeçare mund të pezullohet vendimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat