Roberto Bakaj cakton një meç në Winterthur të Zvicrës

Boksi

Roberto Bakaj cakton një meç në Winterthur të Zvicrës

Më: 23 maj 2025 Në ora: 15:18
Bakaj

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka caktuar shpejt një meç të ri në boksin profesionist.

Bakaj do të rrahet në Winterthur të Zvicrës më 31 maj.

Si kundërshtar, boksieri shqiptar do ta ketë Jose Espinoza.

“Ka kohë që e mendojmë Zvicrën.

Por tani erdhi momenti i shumë pritur, ku është edhe shteti që ka shumë shqiptarë.

Jemi pak vonë me reklama, por shpresoj dhe jam i bindur se do ta mbushim plotë stadiumin”, shkruhet në njofitmin e boksierit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat