Sadiku e Bojku përfaqësojnë Kosovën në ‘Eindhoven 2025’

Boksi

Sadiku e Bojku përfaqësojnë Kosovën në ‘Eindhoven 2025’

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:59
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bojku do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Boksit ‘Eindhoven 2025’, që nis nesër.

Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se në këtë turne prestigjioz të boksit, Kosova do të përfaqësohet më dy garues.

“Ekipi ynë do të përfaqësohet me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka në konkurrencën e femrave, kurse, tek meshkujt do të jetë Shpëtim Bojku në kategorinë 70kg, i cili do të udhëhiqet nga elektori Faton Xhakli”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.

“Sipas nikoqirit pjesëmarrës do të jenë më shumë se 30 shtete.

Ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Holandës, edicioni i 8-të i ‘Eindhoven Box Cup’ do të mbahet për boksierët elitë femra dhe meshkuj, turne që nis nesër dhe zgjatë pesë ditë”, theksohet në njoftimin e FBoxK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat