Anuar Imeri shpallet kampion i Maqedonisë në boks për junior (57kg).
Në qytetin e Velesit sot u zhvillua dueli ku talenti kumanovar përballë kishte një kundërshtarë të fortë dhe cilësor.
Por Imeri, cili ka nisur të merret me boks vetëm para një viti, zhvilloi një përballje të mirë, duke e mbyllur sfidën në favor të vetin.
Ai në Veles pati edhe mbështetjen e familjes dhe shokëve të tij, të cilët në fund iu gëzuan fitores dhe titullit kampion.
Imeri është boksier i KB Fajter Iliri”, ndërsa trajner të tijë janë ish-boksierët e njohur nga Kumanova, Ergin Salievski dhe Bexhet Shemshiju.