Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, shrpehet me fjalë të mëdha për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke uruar 30 vjetorin e saj.
Makolli tha se “Bota sot” në vitet më të vështira ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës.
“’Bota sot’ ka luajtur rol të rëndësishëm, kur ka qenë koha më e vështirë edhe kur kemi qenë të okupuar nga Serbia, ishte e vetmja dritare për informim.
Ka kontribuar shumë për sport gjithashtu edhe per politikë gjat etapave dhe ende vazhdon.
Dhe ju Kemajl Goca keni dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në sport dhe për federatat sportive të Kosovës”, thotë Makolli.