Nokauti që po çudit botën dhe skandali tjetër

Boksi

Nokauti që po çudit botën dhe skandali tjetër

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2025 Në ora: 14:54
Pamje nga nokauti

Herb Dean është një nga gjyqtarët më të famshëm dhe të respektuar të MMA-së në botë.

Megjithatë, vitet e fundit, Dean është kritikuar disa herë për vendimet e tij.

Një situatë e ngjashme ndodhi në UFC 317.

Dean ishte gjyqtari kryesor për meçin midis Gregory Rodrigues dhe Jack Hermansson. 

Rodrigues fitoi me nokaut në raundin e parë, kur e rrëzoi Hermansson.

Pasi e e nokautoi, nuk kishte nevojë për goditje shtesë.

Dean nuk reagoi menjëherë, prandaj Rodrigues e goditi kundërshtarin e tij fort edhe një herë derisa gjyqtari e ndau.

Reagimi i Dean ishte problematik sepse ai ishte shumë larg luftëtarëve. Për të ndaluar luftën, ai duhej të mbulonte një distancë më të madhe, gjë që çoi në një goditje të panevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat