Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk fitoi me nokaut ndaj britanikut Daniel Dubois për gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.
Usyk si i çmendur e nokautoi kundërshtarin!
Usyk ngadhënjen me nokaut në rundin e pestë duke i ngritur tifozët në këmbë në "Wembley" të Londrës.

Dubois hyri në rundin e pestë në mënyrë agresive, sulmoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, por Usyk e bllokoi goditjen dhe bëri një hap prapa.
Ukrainasi më pas mori kontrollin, duke e tronditur fillimisht Dubois me një goditje të fuqishme me të djathtën.
Britaniku u tërhoq në cep, dhe Usyk me një goditje të fortë me të djathtën e hodhi Duboisin në litarë.
Dubois disi u ngrit në këmbë, por Usyk nuk humbi kohë dhe e përfundoi meçin me një goditje të fuqishme.
Usyk mbetet mbret i kategorisë së rëndë në boksin profesionist.
Ishte një performancë për historinë nga Usyk, i cili tashmë konsiderohet pa dyshim si një nga peshat e rënda më të mëdhenj që ka veshur ndonjëherë dorezat e boksit.