Bota e boksit ka humbur një nga figurat e saj më të mëdha.
Trajneri legjendar Tommy Brooks ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Brooks ka lënë një gjurmë të thellë në botën e boksit profesional gjatë dekadave, duke punuar me disa nga emrat më të mëdhenj në sport.
Ai ishte trajneri i vëllezërve të famshëm Klitschko, Vitalit dhe Wladimirit, si dhe Evander Holyfield, të cilin e ndihmoi kur arriti dy herë ta mposhtë Mike Tysonin.
Përveçse ishte një ekspert i shkëlqyeshëm i ringut, vetë Brooks pati një karrierë të shquar në boks.
Në vitin 1975, ai u bë kampioni amator i peshave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur Michael Spinks, më vonë kampion olimpik dhe kampion profesionist.
Ai u bë profesionist në vitin 1977 dhe në karrierën e tij regjistroi shtatë fitore në dhjetë meçe.