Luftëtari vietnamez Duc Manh Luu e shtangu gjithë sallën me nokaut që vlerësohet si nokauti i vitit.
Gjatë një meçi në turneun “Zoti i Arteve Marciale” në Vietnam, publiku pa një nga nokautet më të çuditshme.
Duc Manh Luu kishte si kundërshtar një vietnamez tjetër, K-Pa Thuan, i cili do ta kujtojë mirë këtë ditë, duke pasur parasysh nokautin.
Manh Luu kreu një goditje të përsosur, këmba e tij bie pikërisht aty ku duhej dhe Thuan përfundoi i nokautuar keq.
Luftëtari fatkeq iu dha ndihmë për disa minuta. Në fund, ai u nxor në barelë dhe u dërgua në spital.