Boksieri japonez Shigetoshi Kotari ka ndërruar jetë nga lëndimet që mori në kokë në një meç për titulli të peshave të lehta kundër Yamato Hata në Tokio.
Meçi ishte zhvilluar në 2 gusht në Tokio.
Përballja përfundoi me barazim.
Ai u dërgua në një spital në Tokio pas meçit, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru.
Komisioni Japonez i Boksit ka njoftuar se të gjitha meçet për titullin e Federatës së Boksit Oriental dhe Paqësor do të zhvillohen në 10 runde në vend të 12-të.
Organizata Botërore e Boksit (WBO) dhe Konfederata Botërore e Boksit (WBC) i bënë homazh boksierit, i cili ka pasi tetë fitore, dy barazime dhe dy humbje.