Legjendat takohen mes vete sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Dy fituesit e medaljes së bronztë Olimpike, Aziz Salihu në vitin 1984 në Los Anxhelos dhe Luan Krasniqi në vitin 1996 në Atlanta, u takuan rastësisht në Prishtinë.
Legjendat e boksit diskutuan për boksin, duke kujtuar kohërat arta.
“Takim rasti mes dy legjendave të boksit, Zizi me Luanin dhe nipi e menaxheri i boksit Avdyli.
Ishte kënaqësi kur takohen këta dy të mëdhenjtë që kanë bërë historinë e boksit botëror: ka shkruar Reshati, vëllai i Aziz Salihut.