Kick – bokxieri Gent Hyseni është fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian për kadetë dhe juniorë që u mbajt në Itali.
Genti shkëlqeu në këtë garë në kategorinë 71 kilogramë.
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bujar Grajçevci, shprehet me fjalë miradije për garuesin e tij.
“Genti ka treguar zemër të madhe, e ka lartësuar shtetin e Kosovës në Kampionatin Evropian.
Meçi më i fortë ka qenë me garuesin e Ukrainës për medaljen e artë”, -, thotë Grajçevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Trajneri tregon edhe sukseset tjera që ka pas Gent Hyseni: “Genti ka suksese edhe në Botërorin në Hungari, edhe në Turqi, ku mori medalje të bronzta”.