Mahmut Gorda i del në mbrojtje Latif Demollit e federatës, fajëson klubet!

Boksi

Mahmut Gorda i del në mbrojtje Latif Demollit e federatës, fajëson klubet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 shtator 2025 Në ora: 20:49
Mahmut Gorda

Boksi është në krizë të thellë në Kosovë. 

Këtë e thotë edhe ish reprezentuesi i Kosovës, Mahmut Gorda.

Sipas tij, më shumë ka trajnerë se boksierë.

Gorda tha se federata nuk ka faj por fajtore janë klubet.

“Mendoj se Kosova duhet që të bëj një rregull nëpër klubet sepse klubet e kanë fajin.

Për arsye se nuk i çojnë boksierët nëpër sparingje e nëpër turne.

Mendoj që faj është i trajnerëve të Kosovës, që nuk i shikojnë boksierët si Bashkim e Shpejtim Bajoku etj. të cilët janë kampionë të Kosovës”, - tha Gorda për gazetën kombëtare “Bota sot”.

\Gorda thotë se klubet duhet të punojnë për të përgatitur sa më morë bosiserët. 

Duhet mu përgatitur mirë, duhet sparing të fortë, ata nuk kanë kundërshtarë të fortë në Kosovë.

E pash unë se e paragjykojnë Latif Demollin dhe Federatën.

Latif Demolli e federata nuk kanë faji, ata po bëjë çmos që boksierët të marrin pjesë nëpër kampionate Botëror e Europiane. 

Duhet  klubet mu angazhuar sa më shumë me boksierët e jo Lata ose federata.

Latif Demolli e ka punën e vet!

As Lata e as Mehmet Bogujevci nuk kanë faj”, ka nënvizuar ai.

Ish boksieri tha se edhe një lloj lige është e domosdoshme: “Mendoj që Kosova duhet me formuar një lloj lige që më pas sa më shumë meçe dhe me organizuar turne me boksierët më të mirë e jo një boksier ka 50 meçe e bokson me një boksier që ka dy meçe.

Tani si me përparuar bokseri, pastaj kur po dalim neper kampionate nuk kemi rezultate.

Kosova ka më shumë trajnerë se boksierë!“. 

Gorda shprehet kritikë për mos punën:

“Nuk është veç me marrë pjesë.

Klubet tona duhet mu marr me boksierë e jo Lata ose selektori ose FBOXK, ata zgjedhin boksierët me përfaqësuar shtetin e Kosovës. As Latif Demolli e as federata nuk kanë faji”, ka përfunduar Gorda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat