Pereira synon hakmarrjen në revanshin ndaj Ankalaev

Boksi

Pereira synon hakmarrjen në revanshin ndaj Ankalaev

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 11:00
Pamje nga dueli

Në Las Vegas, do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-320 në artet marciale mikse.

Një tjetër event i madh i MMA-së, me 14 duele në total, ku spikatin edhe dy prej tyre që janë për titujt kampionë bote.

Në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), kampioni i botës së këtij Divizioni, rusi Magomed Ankalaev (20 fitore, 1 humbje, 1 barazim dhe 1 duel pa rezultat) do të mbrojë titullin ndaj brazilianit Alex Pereira.

Pereira (12 fitore e 3 humbje) humbi titullin pikërisht në përballjen e parë mes tyre, zhvilluar në mars të këtij viti. Ndaj, një revansh që pritet me shumë interes mes dy luftëtarëve, që do të dhurojnë spektakël në kafaz.

Sfida tjetër është ajo për titullin e peshës “bantamweight” (pesha deri 62kg), ku kampioni në fuqi, gjeorgjiani Merab Dvalishvili (20 fitore e 4 humbje) do të përballet me amerikanin Cory Sandhagen (18 fitore e 5 humbje).

Kjo do të jetë hera e tretë që gjeorgjiani do të mbrojë titullin dhe shihet si favorit. Në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës Jiri Prochazka, çka e bën edhe më interesant këtë event.

UFC-320, duelet kryesore

Magomed Ankalaev – Alex Pereira

Merab Dvalishvili – Cory Sandhagen

Jiri Prochazka – Khalil Rountree

Josh Emmett – Youssel Zalal

Abusupiyan Magomedov – Joe Pyfer

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat