Shqiptari fiton me nokaut ndaj Austin Vanderfordit

Boksi

Shqiptari fiton me nokaut ndaj Austin Vanderfordit

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 12:15
Ramiz Brahimaj

Luftëtari i arteve marciale, Ramiz Brahimaj ka shënuar fitoren e radhës në UFC.

I lindur në Amerikë, por me prejardhje shqiptare, Brahimaj mbrëmë mposhti amerikanin Austin Vanderford me nokaut.

Kjo është fitorja e katërt e Brahimajt në UFC.

Si në ndeshjet e tjera, ai e festoi fitoren me simbole shqiptare, duke vendosur plisin në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat