Riad Isufi, i 5-ti në Kampionatin Evropian 

Boksi

Riad Isufi, i 5-ti në Kampionatin Evropian 

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 17:31
Riad Isufi

Boksieri Riad Isufi ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Evropian U-19. 

Renditja në vend të pestë padyshim se është sukses i madh për këtë talent.

“Boksieri ynë, Riad Isufi, u rendit i 5-ti në Kampionatin Evropian për gruomoshën U-19, që po mbahet në Ostrava të Republikës së Çekisë. 

Isufi, shpresë olimpike 2025, shënoi një fitore, ndërsa u ndal në luftën për medalje, kategoria 50kg”, shkruan në faqen e KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat