Fury: Mund të më ofroni një miliard funte sot dhe kjo nuk do të ndryshonte asgjë 

Boksi

Fury: Mund të më ofroni një miliard funte sot dhe kjo nuk do të ndryshonte asgjë 

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2025 Në ora: 16:56
Tyson Fury

Kampioni botëror i peshave të rënda Tyson Fury ka thënë se vendimi i tij i fundit për t'u tërhequr nga boksi është përfundimtar dhe se nuk ka asnjë arsye që ai të kthehet në ring, edhe nëse do t'i ofroheshin një miliard funte, raportuan mediat britanike.

Boksieri 37-vjeçar nuk ka garuar që nga humbja e tij në maçin ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor 2024, dhe zyrtarisht njoftoi tërheqjen e tij në janar të këtij viti.

Pavarësisht spekulimeve rreth një ndeshjeje të mundshme trilogjike me Usyk ose një ndeshjeje të mundshme britanike kundër Anthony Joshua, dhe pretendimit të promotorit Frank Warren se Fury mund të kthehet në vitin 2026, ai këmbëngul se vendimi është përfundimtar.

"Nuk ka asnjë arsye të vërtetë që unë të kthehem në ringun e boksit. Jam 37 vjeç, pse do të doja të kthehesha në boks," tha Fury për kanalin FurociTV.

"Më parë bëhej fjalë për paratë dhe titujt, por tani kam më shumë para sesa mund të shpenzoj, kam një numër të pakufizuar brezash dhe tituj. A më bën kjo të lumtur? Jo. Kërkimi ishte më i mirë se vetë fitorja," shtoi Fury.

Fury më parë njoftoi tërheqjen e tij nga boksi në prill 2022, pas një fitoreje ndaj Dillian Whyte, por u kthye gjashtë muaj më vonë për t'u përballur me Derek Chisora. Këtë herë, megjithatë, ai këmbëngul se nuk do të kthehet.

"Mund të kthehem në boks në çdo kohë, por thjesht nuk dua. Mund të më ofroni një miliard funte sot dhe kjo nuk do të ndryshonte asgjë ", tha Fury.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat