Boksieri shqiptar nokautohet keq nga britaniku

Boksi

Boksieri shqiptar nokautohet keq nga britaniku

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 12:55
Pamje nga meçi

Boksieri shqiptar Benjamin Gavazi nuk ka arritur ta fitojë titullin e kampionit të botës, “WBC Silver”, duke pësuar humbje nga kampioni në fuqi Ben Whittaker.

Whittaker në fakt e mbylli shpejtë meçin, ku për vetëm disa sekonde e fitoi me nokaut.

Kësisoj, Whittaker e mbron epitetin e kampionit të botës, ndërsa shqiptarit i mbetet të ngrihet dhe të rikthehet sa më i fuqishëm me shpresën që ta rrëzojë britanikun.

Kjo është humbja e dytë e Gavazit në boksin profesionist.

Përndryshe ai ka fituar 19 meçe, (13 me nokaut).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat