Sot është vizituar varri i emrit të madh, kickboksierit Besim Kabashi.
\Me këtë rast, Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick Box-it të Kosovës, me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe pranë varrit Kabashit.
“Federata e Kick Box-it të Kosovës ka bërë sot homazhe pranë varrit të Besim Kabashit, me rastin e përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Besim Kabashi do të mbetet gjithmonë një simbol i fuqisë, kurajës dhe krenarisë kombëtare, ndërsa trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes sportistëve që ecin në gjurmët e tij”, shkruan Fatmir Makolli në profilin zyrtar të Federata e Kick Box-it të Kosovës.