Trajneri e tregon tmerrin në Serbi: 100 vetë hynë

Boksi

Trajneri e tregon tmerrin në Serbi: 100 vetë hynë

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 11:21
Pamje turpi

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Serbi së fundmi, ku ringu u shndërrua në dhunë masive.

Kick-boksieri grek Giannis Tsoukalas u rrah pamëshirshëm pas një fitoreje që e arriti në Serbi.

Njëri prej shokëve të tij të skuadrës, Pavlos Kochliaridis ishte dëshmitare i skenave të frikshme, ndërsa i përshkroi këto skena si më të këqijat në jetë.

Pas “fightsports.gr”, ai tha se u rrahën pa mëshirë nga mbi 100 vetë, që hynë në ring, ndërsa shtoi se ka dëgjuar se njëri prej tyre mbante edhe thikë në dorë.

Kochliaridis, një nga luftëtarët e suksesshëm dhe me përvojë, ndihet me fat që ky incident përfundoi pa viktima pasi ishte rrezik që të kishte të tilla në Novi Pazar.

Kik-boksierigrek, Giannis Tsoukalas e rrëzoi kundërshtarin Vahid Kitsarasin në luftën për titullin botëror profesionist të WKU në -67 kg dhe më pas plasi sherri e dajaku.

Në videot e publikuara shihen shumë njerëz që e pushtojnë ringun për ta sulmuar Tsoukalas dhe ekipin e tij.

Madje, njëri prej atyre që e godet garuesin grek është pikërisht vëllai i kundërshtarit të tij, Vahid Kitsaras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat