Meçet e gjeneratës së sakrificës, trimat që sfiduan regjimin serb! Gjyqtarë Rrustem Konjuhi e Kadri Hashani - sypatrembur 

Boksi

Meçet e gjeneratës së sakrificës, trimat që sfiduan regjimin serb! Gjyqtarë Rrustem Konjuhi e Kadri Hashani - sypatrembur 

Nga: K.Goca Më: 22 janar 2026 Në ora: 16:01
Pamje nga meçi S. Hajdini e Dimitrovski, foto M.Kurti, viti 1992

Trimat e boksit shqiptar që me guxim dhe vendosmëri i rezistuan regjimit të Serbisë.

Sportistët shqiptarë arritën të organizojnë turneun e dytë të boksit në kuadër të Republikës së Kosovës, edhe pse në rrethana tejet të rrezikshme.

Ky aktivitet u pasqyrua në shkrimin e botuar të mërkurën, më 24 qershor 1992, në gazetën “Bujku”.

Meçet u drejtuan nga gjyqtarët sypatrembur Rrustem Konjuhi dhe Kadri Hashani. Konjuhi njihet si një nga gjyqtarët më të mirë që ka pasur Kosova në 60 vitet e fundit.

Meçet u zhvilluan në tri konkurrenca: pionierë, juniorë dhe seniorë, në një kohë kur rreziku ishte i përhershëm dhe presioni i regjimit i madh.

Në ring u paraqitën edhe boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, mes tyre Abedin Lika dhe Skënder Hajdini, emra që mbeten të gdhendur në historinë e sportit shqiptar në Kosovë.

Ky turne nuk ishte vetëm sport – ishte akt rezistence, dinjiteti dhe krenarie kombëtare.

Pionierët 
Ajeti (Prishtina) - Hasani (Trepça '89) 2:0

Juniorët 
Bantam: Islami (Prishtina) - Kurti (Gjakova) 2:0
Pendël: Ajdini (Trepça '89) - Kusari (Gjakova) 0:2
Gjysmë velter: Hasi (Gjakova) - Tahiri (Trepça (89') 0:2
Velter: Xhafolli (Prishtina ) - Mehmeti (Trepça '89') 0:2
Qallpani (Gjakova) – Selimi (Kastrioti) 0:2
Nushi (Gjakova) - Parduzi (Trepça '89) 2:0

Seniorët
Bantam:  K. Bajrami - N. Bajrami (Kastrioti 2:0
Pendël: Bobani (Gjakova) - Miftari (Trepça ‘'89) 0:2
Gjysëm velter: Lika (Prishtina) - Selimi (Kastrioti) 2:0
Dimitrovski (Trepça '89) - Hajdini (Prishtina) 0:2
E mesme: Bushati (Gjakova) - Gashi (Prishtina) 1:1
E rëndë: Parduzi (Trepça '89) - Bllaca (Prishtina) 2:0

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat